Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat ID për aplikimet e kryera deri në datën 27 Nëntor 2024.
Për tërheqjen e dokumenteve biometrikë, mund të paraqiteni pranë sporteleve të Zyrës Konsullore nga e hëna deri të enjten, 09:00-14:30, të premten 09:00-14:00.
Sjellim në vëmendjen tuaj se, të gjitha kartat ID të terhequra me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht, për rrjedhojë ato nuk mund të përdoren në shërbimin bankar në Shqipëri.
Burimi:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi
Albanian Embassy in Greece
Αλβανική Πρεσβεία στην Ελλάδα
Ndërhyrja e shtetit është e keqe, kudo që nuk mund të vërtetohet që është e mirë.
Oliver Wendell Holmes Jr