Prokurat e lejuara për lëshim nga nëpunësit konsullor:
– prokura të thjeshta, të cilat janë prokura të posaçme për veprime të thjeshta përfaqësimi dhe që nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen në thelb të të drejtave dhe detyrimeve të të përfaqësuarit.
– prokura për tërheqje dokumentesh të Gjendjes Civile në Shqipëri, shpallje martese, tërheqje pasaporte, tërheqje diplomash dhe dokumente shkollorë, tërheqjen e dëshmive të penalitetit si dhe tërheqjen e dokumenteve pranë autoriteteve private, etj.
– prokura për ndjekjen e veprimeve administrative dhe regjistrimin e akteve të Gjendjes Civile, si regjistrime lindjesh, martese, ndarje nga trungu familjar, denoncimin e humbjes së dokumenteve (kur shteti pritës nuk pranon marrjen e denoncimeve të kësaj natyre), procedura për legalizimin e shtëpive (pranë ALUIZNI-t) ose të ngjashme me to dhe tërheqjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, etj.
– prokurat për tërheqje pensioni, përdorim të përkohshëm automjeti dhe kryerjen e formaliteteve për qiradhënie të objekteve të banimit, etj.
– prokura për përfaqësimin në proces gjyqësore për çështje divorci dhe për njohje të vendimeve të një gjykate të huaj, në Shqipëri; (p.sh. njohjen e vendimit të divorcit të bërë në një shtet të huaj, etj.)
Prokurat që nuk lejohen të lëshohen nga nëpunësit konsullor:
– prokura të përgjithshme. – prokura për kontrata që kanë të bëjnë me kalimin e pronësisë të sendeve të luajtshme; (p.sh, kontrate shitblerje apartamenti apo prone etj.)
– prokura për kontratat për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme; (p.sh, kontrate shitblerje makine etj.)
– prokura për të drejtat e uzufruktit, përdorimit e bujtjes, enfiteozës e servitutit dhe të drejta të tjera reale;
– prokura për kontrata garancie mbi përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata me veprime juridike;
– si dhe çdo prokurë tjetër që nuk është listuar në prokurat e lejuara për lëshim nga nëpunësit konsullor
burimi: e-albania
Duhet ngrënë për të jetuar, jo jetuar për të ndrënë.
Duhet punuar për të jetuar, jo jetuar për të punuar.
Sokrati