Shteti Shqiptar ka filluar pajisjen me pasaportë jashtë vendit që nga marsi 2011. Fillimisht kjo gjë u bë e mundur në konsullatat shqiptare në Greqi dhe Itali atje ku prezenca e bashkatdhetarëve ishte më e madhe.
Në tabelën e mëposhtme kemi sjellur listën e plotë të shteteve ku aktualisht mund të rinovohet pasaporta shqiptare si dhe qytetet për secilin shtet, shoqëruar në të djathtë të saj me vlerën e kostos së pasaportës dhe kartës së identitetit.
Shtetet | Qytetet | Kosto pasaporte | Kosto ID |
1. Austri | Vjenë | 170€ | 16€ |
2. Belgjik | Bruksel | 170€ | 16€ |
3. Gjermani | Berlin, Mynih | 170€ | 16€ |
4. France | Paris | 170€ | 16€ |
5. Mbretëria e Bashkuar | Londër | 144 £ | 13£ |
6. Greqi | Athinë, Selanik | 130€ | 12€ |
7. Itali | Romë, Milano, Bari | 130€ | 12€ |
8. Suedi | Stokholm | 170€ | 16€ |
9. Turqi | Stamboll | 170€ | 16€ |
10. Shtetet e Bashkuara | Nju Jork | 240$ | 18$ |
Shënim: Rinovimi i kartës së identitetit jashtë vendit mundësohet vetëm në rastin kur shtetasi aplikon për pasaportë. Kur qytetari dëshiron të aplikojë për kartë identiteti pa dashur të aplikojë për pasaportë, kjo gjë është e mundur vetëm pranë zyrave në Shqipëri.
Për informacione më të hollësishme ose ju nevojitet ndihmë për të bërë aplikimin onlinë dhe marrë takimin pranë përfaqësisë diplomatike apo konsullore përkatëse, mos hezitoni të na kontaktoni.
Ju mirëpresim!
Jeta është një udhëtim dhe kush udhëton jeton dy herë.
– Omar Khayyām –