Ndosh shpesh kur qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali të kenë nevojë për një certifikatë martesore ku të përcaktohet regjimi pasuror i bashkëshortëve. Kjo certifikatë ju kërkohet zakonisht nga institucionet bankare kur ata janë të interesuar të blejnë një shtëpi.
Edhe pse kontrata paramartesore është e parashikuar në dispozitat e Kodit Civil Shqiptar, kjo kontratë është pothuajse e papërdorur nga bashkëshortët që lidhin martese në Republikën e Shqipërisë. Kjo ndoshta është arsyeja që në certifikatën e martesës nuk përcaktohet akoma regjimi pasuror i bashkëshortëve.
Pritet që në të ardhmen, si rezultat i harmonizimit dhe përafrimit ligjor me kuadrin evropian, të përcaktohet në certifikatën martesore regjimi pasuror që kanë vetë bashkëshortët.
Martesa është premtimi i lumturisë dhe pranimi i martirizimit.
Giovanni Papini