Cilat janë udhëzimet për tu pajisur me Leje Kalimi pranë Konsullatës Shqiptare në Milano?

Pasi të kemi aplikuar on-line në portalin eAlbania përgjigjia e konsullit vijon si më poshte:

INFORMACION I RËNDËSISHËM
JU LUTEMI LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET ME KUJDES DERI NE FUND.
Afati i vlefshmërisë së Lejes Kalimit do të jetë 30 ditë kalendarike, ose sipas vlefshmërisë së biletës që është rezervuar për udhëtim drejt Shqipërisë.
Leja Kalimit është dokument udhëtimi që PËRDORET VETËM NJË HERË, për kthim DIREKT nga Italia në Shqipëri (jo me rruge toksore) DHE JEPET VETEM NE RASTET KUR SHTETASI NUK ESHTE PAJISUR ASNJEHERE ME PASAPORTE BIOMETRIKE, PASAPORTA I KA SKADUAR, E KA TE DEMTUAR OSE I KA HUMBUR.
Nëse udhëtimi drejt Shqipërisë është me urgjencë mund të paraqiteni personalisht për të tërhequr dorazi Lejen e Kalimit në Konsullatë, PA TAKIM, sipas orareve zyrtare të Konsullatës nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 – 14:00, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm.

DOKUMENTET QË KËRKOHEN PËR APLIKIM
PËR TË RRITUR (MBI 16 VJEÇ)
1. Pasaportë të skaduar ose kartë ID origjinale
2. Çertifikatë lindje ose kopje të kartës ID (nëse e keni)
3. Leje Drejtimi Automjeti, format i ri elektronik (nëse e keni)
4. Denoncimi pranë autoriteteve italiane për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes);
5. 2 foto pasaporte (4×5 cm) me sfond të bardhë, jo më të vjetra se 6 muaj;
6. fotokopje te dokumentave te mesiperme.

PËR FËMIJË (NUK OFROHET SHËRBIMI ME POSTË)
1. Duhet të paraqitet për aplikim vetëm njëri nga prinderit;
2. Pasaportën e prindit që paraqitet në Konsullatë
3. Pasaportën e skaduar të fëmijes, ose çertifikatën e lindjes së fëmijës e cila tregon edhe të dhënat e babait dhe të nënës.
4. Fotokopje të dokumentit të prindit tjetër.
5. Nr. 2 foto pasaporte (4×5 cm) me sfond të bardhë, jo më të vjetra se 6 muaj.
6. fotokopje te dokumentave te mesiperme.

SHËNIM: Nëse njëri nga prindërit e fëmijës është shtetas i huaj, duhet të paraqiten në Konsullatë të dy prindërit së bashku për të firmosur për Lejen e Kalimit të femijës.

SI MERRET LEJA E KALIMIT ME POSTË, PA U PARAQITUR NË KONSULLATË
(VETËM PËR APLIKIMET PËR TË RRITURIT MBI 16 VJEÇ)
Ju lutemi, dërgoni kërkesat VETËM me DHL (postë të sigurtë dhe të shpejtë) ose me POSTË REKOMANDE në adresën e Konsullatës:
CONSOLATO GENERALE DELLA REPUBBLICA DI ALBANIA
Via San Martino 10,

Faleminderit!

Burimi: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano

Duhet një neri i mençur për të njohur një njeri të mençur.

Ksenofoni

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.