Cilat pasaporta dhe ID janë gati për tu tërhequr në Bruksel?

Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti pranë Ambasadës së RSH në Bruksel deri më datë 25 Shtator 2025, mund të paraqiten për tërheqjen e dokumenteve nga e Hëna deri të Enjten, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Shtetasit që zgjedhin të marrin Pasaportën me postë duhet të mbajnë në vëmendje sa më poshtë:
Tërheqja e Pasaportës me DHL është shërbim qe administrohet privatisht nga qytetari!
Hapat që duhen ndjekur:
1. marrja e konfirmimit nga Ambasada për prodhimin e pasaportës me e-mail përmes e-albania (ose përllogaritja bazuar në këtë njoftim).
2. Përmes DHL online bëni porosinë për shërbim, më pas deklaroni adresën e Ambasadës në Bruksel si dërgues dhe adresën e shtëpisë tuaj si marrës.
3. Bëni pagesën në DHL dhe barkodin qe ju dërgon DHL (foto ose dokument PDF) e dërgoni me e- mail në adresën : konsullore.brussels@mfa.gov.al në mënyrë që të vijojmë me dërgimin e pasaportës.
Ky shërbim mbulohet nga ju dhe përgjegjësinë për procesin e mbani ju.
Shënim: Karta e Identitetit nuk dërgohet me postë, tërhiqet vetëm në Ambasade pasi ju duhet te ri-vendosni shenjat e gishtave dhe vendosni pin unik për aktivizimin e ID Kart.

Burimi: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel

 

È chiaro a tutti che il posto dell’Albania è in Europa, per storia, cultura, valori.
Giorgio Napolitano

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.