Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit dhe risitë në fazën e rinovimit

Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit nuk është e njëjtë për të gjitha llojet e lejeve të qëndrimit, por varion sipas llojit të vizës që përdoret për të hyrë në Itali dhe sipas arsyes për të cilën i huaji është i autorizuar të qëndrojë në territorin italian.

Leja e qëndrimit për arsye pune lëshohet pas nënshkrimit të kontratës së qëndrimit dhe kohëzgjatja e saj nuk mund të kalojë:

a) 9 muaj për të punësuarit me një ose më shumë kontrata pune sezonale;

b) 1 vit për të punësuarit me kohë të pjesshme;

c) 2 vjet për të punësuarit me kohëzgjatje të pacaktuar;

d) 2 vjet për të vetëpunësuarit.

Edhe lejet e qëndrimit të lëshuara për motive familjare kanë një kohëzgjatje maksimale prej 2 vjetësh.

Dekreti Legjislativ 20/23, i ashtuquajturi Dekret Cutro, ka futur një risi të rëndësishme në lidhje me kohëzgjatjen e disa lejeve të qëndrimit, në fazën e rinovimit të tyre. Kjo risi konsiston në faktin që kohëzgjatja e lejes së qëndrimit të rinovuar të jetë maksimumi tre vjet dhe jo më dy siç ishte deri më sot. Megjithatë, kjo do të jetë e mundur vetëm për lejet e qëndrimit të lëshuara për të vetëpunësuarit, për të punësuarit me kontratë pune me kohëzgjatje të pacaktuar dhe për lejet e dhëna për motive familjare.

Emigrantët janë vëllezërit dhe motrat tona që kërkojnë një jetë më të mirë larg varfërisë, urisë, shfrytëzimit dhe shpërndarjes së padrejtë të burimeve të planetit, të cilat duhet të ndahen në mënyrë të barabartë mes të gjithëve.

PAPA FRANCESCO

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.