Qytetarët shqiptarë rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, mund të aplikojnë për t’u pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti pranë Ambasadës apo Konsullatës përkatëse, pasi të kenë bërë më parë aplikimin online dhe marrë takimin.
Vlefshmëria e dokumentave biometrikë për shtetasit nën 16 vjeç ështe 5 vjet, ndërsa për shtetasit mbi 16 vjeç është 10 vjet.
Shtetasit shqiptarë nën 16 vjeç aplikojnë vetëm për pasaportë, ndërsa të tjerët mbi 16 vjeç aplikojnë për të dyja, pasaportë dhe kartë identiteti.
Në rast nevoje, mund t’ju ndihmojmë duke ju bërë aplikimin online, marrë takimin pranë përfaqësisë diplomatike apo konsullore përkatëse dhe dhënë të gjitha udhëzimet dhe informacionet e nevojshme për t’u pajisur me pasaportë biometrike te re.
Ju mirëpresim!

Fytyra ime është pasaporta ime.
Vladimir Horowitz
