Njoftim për tërheqjen e dokumenteve biometrike!
Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti pranë Ambasadës së RSH në Berlin deri më datën 07 Tetor 2026 mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e tyre:
Nga e Hëna deri të Mërkurën
Nga ora 10:00 deri në orën 14:00
In tutta la mia vita non ho conosciuto una sola persona saggia che non leggesse tutto il tempo – nessuna, zero.
– Charlie Munger
Kujdes: Nëse paraqiteni jashtë ditëve dhe orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk do të jetë e mundur t’ju ofrohet shërbimi.
Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë, Ambasada është e mbyllur.
Informohen shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë se dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.
Burimi: Ambasada e RSH në Berlin
