Udhëtimet në Evropë do të ndryshojnë për shkak të ETIAS

ETIAS (European Travel Information and Authorization System – Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit) është një sistem i ri që po krijon Bashkimi Evropian me qëllim përmirësimin e sigurisë së njerëzve që udhëtojnë drejt dhe brenda Evropës. Ky sistem do të prekë kryesisht njerëzit që udhëtojnë drejt Evropës dhe vijnë nga vende që  aktualisht nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në zonën Shengen, siç është edhe rasti i qytetarëve shqiptarë.

Sistemi ETIAS do të funksionojë si një lloj “autorizim udhëtimi – autorizim ETIAS” për të cilin duhet aplikuar online përpara se të udhëtoni drejt Evropës. Gjatë aplikimit, do t’ju kërkohet të vendosni disa informacione bazë për veten dhe planet tuaja të udhëtimit. Sistemi do të kontrollojë më pas këtë informacion për të identifikuar çdo rrezik sigurie ose shëndeti.

Një autorizim ETIAS pritet të kushtojë 7 euro dhe nëse miratohet, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet ose derisa të skadojë pasaporta. Me një autorizim të miratuar ETIAS, ju mund të udhëtoni dhe qëndroni në zonën Shengen për periudha të shkurtra, për shembull për pushime, udhëtime pune ose tranzit, deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Pritet se ETIAS do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 10 nëntor 2024. Sidoqoftë, në faqen zyrtare të BE-së nuk është dhënë një datë e saktë, por thjesht thuhet se ETIAS do të jetë funksional duke filluar nga gjysma e parë e vitit 2025.

Ne nuk udhëtojmë për të ndryshuar vende, por për të ndryshuar mendje.

Hippolyte Taine

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.