Udhëtimi është gjithmonë një mundësi e bukur për t’u takuar me njerëzit e dashur dhe për të shijuar pushimet.
Ai që dëshiron të udhëtojë i lumtur, duhet të udhëtojë i lehtë.
– Antoine de Saint–Exupéry
Për të pasur një udhëtim të mbarë, është mirë të bëni disa verifikime të thjeshta të dokumenteve tuaja para se të blini biletën.
- Afati i pasaportës: Sigurohuni që pasaporta juaj biometrike të ketë të paktën 3 deri në 6 muaj vlefshmëri nga dita e kthimit.
- Leja e qëndrimit: Për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, kontrolloni që leja e qëndrimit të jetë e vlefshme gjatë gjithë kohës së udhëtimit.
- Udhëtimi me fëmijë: Kur fëmijët udhëtojnë me njërin prind apo me persona të tjerë, nevojitet një Deklaratë Notariale.
- Leja e Kalimit (Laissez Passer): Ky dokument shërben në raste urgjente si për të rriturit ashtu për të miturit, kur pasaporta ka skaduar dhe koha nuk premton për të ndjekur procedurat e rinovimit në vendin ku jetoni.
Keni nevojë për asistencë?
Nëse keni nevojë për asistencë me aplikimin online për Leje Kalimi / Deklaratë Noteriale apo marrjen e takimit për pasaporte, pasaporta.org është në dispozicionin tuaj!
