You are currently viewing Rinovimi i pasaportës shqiptare jashtë vendit: Shtetet, qytetet dhe kostot

Rinovimi i pasaportës shqiptare jashtë vendit: Shtetet, qytetet dhe kostot

Shteti shqiptar ka filluar pajisjen me dokumente biometrikë jashtë vendit që nga marsi i vitit 2011. Fillimisht, ky shërbim u bë i mundur në përfaqësitë konsullore në Greqi dhe Itali, ku prezenca e bashkatdhetarëve tanë është më e madhe.

Jeta është një udhëtim dhe kush udhëton jeton dy herë.

– Omar Khayyām

​Në tabelën e mëposhtme do të gjeni listën e plotë të shteteve dhe qyteteve ku aktualisht mund të rinovohet pasaporta dhe karta e identitetit shqiptare, së bashku me tarifat përkatëse për secilin shërbim.

Shtetet Qytetet

Kosto pasaporte

Kosto ID

1. Austri Vjenë

170€

16€

2. Belgjik Bruksel

170€

16€

3. Kanada Otava

240 usd

18 usd

4. Gjermani Berlin, Mynih

170€

16€

5. France Paris

170€

16€

6. Mbretëria e Bashkuar Londër

144£

13£

7. Greqi

Athinë, Selanik

130€

12€

8. Itali

Romë, Milano, Bari

130€

12€

9. Suedi Stokholm

170€

16€

10. Turqi Stamboll

170€

16€

11. Shtetet e Bashkuara Nju Jork

240$

18$

Udhëzim i rëndësishëm: Qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të zgjedhin të aplikojnë vetëm për pasaportë ose vetëm për kartë identiteti, pa qenë më e nevojshme t’i rinovojnë të dyja dokumentet njëkohësisht.

🛠️ Keni nevojë për ndihmë me aplikimin online në e-Albania dhe marrjen e takimit për pasaportë e ID?

Ekipi i pasaporta.org është në shërbimin tuaj për t’ju lehtësuar të gjithë procedurën e aplikimit pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore.

​Na shkruani direkt në WhatsApp duke klikuar mbi ikonën jeshile në fund të artikullit (ose në anën e djathtë të faqes) për të marrë asistencë të shpejtë. Ju mirëpresim!

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.