Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit

Gjatë një vizite që ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi në ambientet e kompanisë shtetërore të prodhimit të dokumenteve të identifikimit “IdentiTek”, drejtuesja e kompanisë Freskida Halilaj tha se, koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet.

Kjo do të thotë se qytetarët e diasporës do të mund të marrin dokumentet e identifikimit jo më për 30 ditë, por për 15 ditë.

Për shkak se zgjedhjet e 11 majit po afrohen dhe këtë vit organizohen për herë të parë për diasporën, drejtuesja e IdentiTek u shpreh se janë të angazhuar për të ndërmarrë iniciativa në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, të cilat kanë si synim lehtësimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm.

Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme.

Winston Churchill

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.