You are currently viewing Cilat pasaporta dhe ID janë gati për tu tërhequr në Bruksel?

Cilat pasaporta dhe ID janë gati për tu tërhequr në Bruksel?

Njoftim mbi tërheqjen e dokumentave biometrikë!

Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë ID pranë Ambasadës së RSH në Bruksel deri më 29 Shtator 2026,

mund t’i tërheqin dokumentet çdo ditë pune:
🗓️ Nga e Hëna deri të Enjten
🕙 Ora 10:00 – 14:00
⚠️ Jashtë këtij orari, nuk ofrohet shërbimi.
È chiaro a tutti che il posto dell’Albania è in Europa, per storia, cultura, valori.
– Giorgio Napolitano

📬 TËRHEQJA E PASAPORTËS ME POSTË (DHL)

Nëse dëshironi ta merrni pasaportën me postë, kujdes:
Ky është shërbim privat, i cili paguhet dhe menaxhohet nga vetë qytetari.
Si funksionon:
1️⃣ Prisni konfirmimin nga Ambasada që pasaporta është gati.
2️⃣ Në DHL online, bëni porosinë duke vendosur:
• Dërgues: Ambasada e Shqipërisë në Bruksel
• Marrës: Adresa juaj
3️⃣ Pasi paguani, dërgoni barkodin (foto ose PDF) që ju jep DHL në:
📧 konsullore.brussels@mfa.gov.al
👉 Koston dhe përgjegjësinë për dërgesën e mbani ju.

💳 KARTA E IDENTITETIT

❌ Nuk dërgohet me postë.

✅ Tërhiqet vetëm në Ambasadë, sepse duhet të vendosni shenjat e gishtave dhe PIN-in unik.

📌 Burimi: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel

📲 Ju nevojitet asistencë apo informacion për procedura të tjera konsullore?

💬 Na kontaktoni direkt në WhatsApp për ndihmë.

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.