Ja njoftimi i fundit nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë

Njoftim i rëndësishëm mbi procedurën e deklarimit të humbjes, vjedhjes, dëmtimit apo bllokimit të pasaportave dhe kartave të identitetit.
Prej datës 8 gusht 2022, NUK do të ofrohet më shërbimi i humbjes, vjedhjes, dëmtimit apo bllokimit të dokumente të identitetit nëpërmjet platformës e-albania.al .
Qytetarët shqiptarë që kanë bërë apo do të bëjnë kërkesë për pajisjen me pasaportë, kartë identiteti apo leje kalimi dhe që nuk disponojnë pasaportën dhe kartën e identitetit, duhet të bëjnë denoncimin e humbjes, vjedhjes, dëmtimit apo bllokimit pranë autoriteteve policore franceze (portugeze, spanjolle).
Këto deklarata duhet të legalizohen me vulën Apostile dhe të përkthehen në gjuhën shqipe pranë përkthyesve zyrtarë që ushtrojnë veprimtarinë në Francë (Portugali, Spanjë).
Ftojmë qytetarët të kryejnë procedurën para se të paraqiten pranë shërbimit konsullor të Ambasadës, përndryshe nuk do të mund të marrin shërbimin e kërkuar.
Faleminderit
burimi: Ambassade d’Albanie en France / Ambasada e Shqipërisë në Francë
Të këqinjtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë.
Aristoteti

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.