Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e zonës hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (EES).
Ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian dhe do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.
Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon:
• Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:
– të dhënat e pasaportës;
– fotografia e fytyrës;
– gjurmët e gishtërinjve.
• Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.
• Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.
• Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.
• Nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.
• Sistemi nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.
Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të Bashkimit Evropian për EES:

Liria është si ajri. E kupton vlerën që ka atëherë kur fillon të të mungojë.
Piero Calamandrei
