Për të fluturuar brenda Italisë dhe vendeve të zonës Schengen mjafton karta e imbarkimit

Për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato drejt vendeve të zonës Schengen, nuk do të jetë më e detyrueshme të tregosh një dokument identiteti, por do të mjaftojë karta e imbarkimit për të hipur në avion.
Dokumentet, sqaroi Pierluigi De Palma, president i Autoritetit Italian të Aviacionit Civil, duhet të mbahen gjithmonë me vete sepse mund të kërkohen në kontrolle të rastësishme ose në kthim, pasi jo të gjitha vendet e zonës Schengen e zbatojnë këtë rregull.
Megjithatë, kjo lehtësi nuk vlen për shtetasit shqiptarë, të cilët do të duhet të vijojnë të paraqiten bashkë me pasaportën.
Burimi: ANSA
Një udhëtim prej një mijë miljesh fillon me një hap të vetëm.
Lao Tzu

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.