Projekti Konsullata Lëvizëse do të ndalet në Firenze dhe Rimini. JA DATAT DHE VENDNDODHJA

???? NJOFTIM!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme në Milano, kanë bërë të mundur realizimin e projektit “Konsullata Lëvizëse” në qytetet Firenze dhe Rimini si më poshtë:

???? Firenze, më 24 dhe 25 shkurt, në: Sala dei Marmi-Parterre, Piazza della Libertà 12.

???? Rimini, 28 shkurt (pasdite), 1 dhe 2 mars, në: Sala Civica comunale, via Bidente, n.1P.

❗️Ky projekt ka për qëllim t’u ofrojë shtetasve shqiptarë me banim në këto qytete dhe zonat përreth, mundësinë për të aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti në mënyrë më fleksibël, duke sjellë shërbimet e konsullatës më pranë tyre. Janë të ftuar qytetarët shqiptarë t’a përdorin këtë shërbim VETËM për të kryer rinovimin dhe pajisjen me dokumente biometrike, pasaportë dhe kartë ID.

Faleminderit!

Burimi: fb \ Ambasciata d’Albania in Italia / Ambasada e Shqipërisë në Itali

Nuk ka ushtrim më të mirë për zemrën se sa të zgjasësh dorën dhe të ndihmosh të tjerët.

Henry Ford

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.