Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek e prodhimit të dokumenteve biometrike njoftojnë disa risi të rëndësishme, që sjellin përfitime për qytetarët, duke synuar modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve.
Kështu, qytetarët nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë për të blerë kuponë në Postë për pasaportë, apo letërnjoftime elektronike. Të gjitha pagesat mund të kryhen online, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve më të avancuara dhe efikase për qytetarët, duke kursyer kohë e mund. Një tjetër risi, është se IdentiTek ofron mundësinë e prodhimit të ID kartave apo Letërnjoftimeve Elektronike në një kohë shumë më të shpejtë, përmes një pagese shtesë.
Burimi: Ministria e Brendshme
Sfida nuk duhet të jetë si të ‘përdoret’ mirë interneti, siç besohet shpesh, por si të ‘jetohet’ mirë në epokën e internetit.
Antonio Spadaro