You are currently viewing Konvertimi i Patentës Shqiptare në Itali: Rinovohet Marrëveshja! Si të Aplikoni?

Konvertimi i Patentës Shqiptare në Itali: Rinovohet Marrëveshja! Si të Aplikoni?

Lajm i mirë: Marrëveshja u zgjat edhe për 5 vite!

​Nëse jetoni në Itali, mund ta konvertoni patentën tuaj shqiptare në italiane pa kryer provime. Marrëveshja zyrtare është rinovuar dhe do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031.

Nuk ka një rrugë të lehtë nga toka në yje.

– Seneca

Kushtet kryesore për të aplikuar:

  • ​Të keni rezidencën në Itali prej më pak se 4 vjetësh.
  • ​Patenta të jetë marrë para se të zhvendoseshit në Itali.
  • ​Patenta të jetë ende e vlefshme.

Cilat dokumente mund t’ju kërkojë Motorizzazione Civile?

Përveç vizitës mjekësore, varësisht nga kërkesa e zyrave të Motorizimit (Motorizzazione Civile) apo situata juaj anagrafike, mund t’ju kërkohet 1, 2 apo të 3 dokumentet e mëposhtme:

  1. ​Përkthimi i legalizuar i patentës (kryer nga konsullata).
  2. ​Vërtetimi i Autenticitetit të patentës (Vërtetim Patente).
  3. ​Vërtetimi i Gjeneraliteteve të Sakta: I nevojshëm nëse të dhënat e vendlindjes apo emrit në patentë nuk përputhen 100% me pasaportën apo Codice Fiscale.

​👉 Këshillë: Informohuni mirë pranë zyrave kompetente se cilat nga këto dokumente janë të nevojshme për rastin tuaj specifik përpara se të dorëzoni dosjen.

​Burimi / Fonte: Ministero delle Infrastrutture e dei Trasporti (MIT) – Circolare prot. 29322 del 30/09/2026 (Rinnovo Accordo Italia-Albania conversione patenti).

Keni nevojë për dokumentet konsullore? Ne ju ndihmojmë!

​Pavarësisht nëse ju kërkohet vetëm përkthimi apo edhe vërtetimet e tjera konsullore, stafi i pasaporta.org është në shërbimin tuaj për t’jua lehtësuar procedurën pranë Ambasadës dhe Konsullatave Shqiptare në Itali (Romë, Milano, Bari).

​📲 Keni pyetje apo dëshironi asistencë të shpejtë?

Na shkruani direkt në WhatsApp duke klikuar mbi ikonën jeshile që gjeni këtu poshtë artikullit ose në anën e djathtë të faqes! Stafi ynë do t’ju përgjigjet menjëherë.

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.