Lajm i mirë: Marrëveshja u zgjat edhe për 5 vite!
Nëse jetoni në Itali, mund ta konvertoni patentën tuaj shqiptare në italiane pa kryer provime. Marrëveshja zyrtare është rinovuar dhe do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031.
Nuk ka një rrugë të lehtë nga toka në yje.
– Seneca
Kushtet kryesore për të aplikuar:
- Të keni rezidencën në Itali prej më pak se 4 vjetësh.
- Patenta të jetë marrë para se të zhvendoseshit në Itali.
- Patenta të jetë ende e vlefshme.
Cilat dokumente mund t’ju kërkojë Motorizzazione Civile?
Përveç vizitës mjekësore, varësisht nga kërkesa e zyrave të Motorizimit (Motorizzazione Civile) apo situata juaj anagrafike, mund t’ju kërkohet 1, 2 apo të 3 dokumentet e mëposhtme:
- Përkthimi i legalizuar i patentës (kryer nga konsullata).
- Vërtetimi i Autenticitetit të patentës (Vërtetim Patente).
- Vërtetimi i Gjeneraliteteve të Sakta: I nevojshëm nëse të dhënat e vendlindjes apo emrit në patentë nuk përputhen 100% me pasaportën apo Codice Fiscale.
Këshillë: Informohuni mirë pranë zyrave kompetente se cilat nga këto dokumente janë të nevojshme për rastin tuaj specifik përpara se të dorëzoni dosjen.
Burimi / Fonte: Ministero delle Infrastrutture e dei Trasporti (MIT) – Circolare prot. 29322 del 30/09/2026 (Rinnovo Accordo Italia-Albania conversione patenti).
Keni nevojë për dokumentet konsullore? Ne ju ndihmojmë!
Pavarësisht nëse ju kërkohet vetëm përkthimi apo edhe vërtetimet e tjera konsullore, stafi i pasaporta.org është në shërbimin tuaj për t’jua lehtësuar procedurën pranë Ambasadës dhe Konsullatave Shqiptare në Itali (Romë, Milano, Bari).
Keni pyetje apo dëshironi asistencë të shpejtë?
Na shkruani direkt në WhatsApp duke klikuar mbi ikonën jeshile që gjeni këtu poshtë artikullit ose në anën e djathtë të faqes! Stafi ynë do t’ju përgjigjet menjëherë.
