Pas vendimeve të mëparshme të Shqipërisë për lehtësimin e hyrjes së shtetasve marokenë, Mbretëria e Marokut ka plotësuar reciprocitetin diplomatik duke vendosur zyrtarisht heqjen e kërkesës për vizë edhe për shtetasit e Republikës së Shqipërisë që udhëtojnë drejt këtij vendi për qëndrime afatshkurtra. Ky vendim hyn në fuqi më 15 gusht 2026.
Njoftimi është konfirmuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë (MEPJ), pas komunikimit zyrtar nga Ambasada e Mbretërisë së Marokut në Romë.
Kjo masë vjen si rezultat i angazhimit të marrë në Deklaratën e Përbashkët të 1 marsit 2025 ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme të Marokut dhe ish-ministrit shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Me këtë vendim, lëvizja pa viza mes të dyja vendeve bëhet tashmë plotësisht reciproke, duke lehtësuar udhëtimet, turizmin dhe bashkëpunimin tregtar.
Burimi: Njoftimi zyrtar i MEPJ (14 Gusht 2026)

Të udhëtosh është të zbulosh se të gjithë kanë të drejtë. Dallimet fillojnë të shfaqen kur kthehesh në shtëpi.
Robert De Niro
