Për të lidhur martesë në Itali, qytetarëve shqiptarë u nevojitet “Leja për Lidhje Martese” (Nulla Osta al Matrimonio) e cila lëshohet nga zyrat konsullore në Bari e Milano ose nga Ambasada në Romë.
Procedura e lëshimit të Lejës për lidhje martese kalon nëpër dy faza:
- Shpallja për lidhje martese në Shqipëri dhe tërheqja e certifikatave;
- Sjellja e certifikatave në Konsullatë dhe tërheqja e Lejes për lidhje martese.
Për të bërë të mundur shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri, të interesuarit duhet të udhëtojnë personalisht drejt Shqipërisë ose mund të autorizojnë një person të tretë i cili ndodhet në Shqipëri.
Në rast lidhje martese mes një shtetasi shqiptar dhe shtetasi italian, shtetasi italian duhet të pajiset me certifikatën e lindjes me atësi e mëmësi dhe certifikatën e shumëfishtë (Certificato Contestuale / Cumulativo) në të cilën të përfshihen rezidenca, shtetësia dhe gjendja civile. Të dyja certifikatat duhet të jenë të legalizuara, me vulën “Apostille“, nga prefektura përkatëse italiane.
Në rast lidhje martese mes një shtetasi shqiptar dhe shtetasi të huaj, shtetasi i huaj duhet të pajiset më parë me Lejen për Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) të lëshuar nga konsullata e shtetit të tij në Itali.
Për informacione më të detajuara, mos hezitoni të na kontaktoni.
Ju mirëpresim!
E di një mënyrë për të ndryshuar botën: ta shikojmë atë të dy së bashku.
Cesare Cremonini