Duke filluar nga data 1 gusht 2023, pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania shtetërore “IdentiTek”.
Deri më sot, prodhimi i tyre bëhej nga kompania francese e njohur si “Aleat” e cila nuk ka arritur t’a rinovojë kontratën me shtetin shqiptar që kishte që prej vitit 2008.
Me shumë gjasa, kjo është dhe arsyeja që portali qeveritar e-Albania nuk mundëson aktualisht rezervimin e një takimi në konsullatë gjatë muajit gusht për qytetarët që duan të aplikojnë për pasaporte dhe kartë identiteti jashtë vendit.
IdentiTek: Tani je shtet – Bëje mirë, Bëje vetë