Ja njoftimi i marr në faqet zyrtare
NJOFTIM
Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 17.06.22 (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë të tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 15:00 deri 16:00.
Për të marrë pasaportat nëpërmjet shërbimit postar, aplikuesi duhet të dërgojë me postë pranë shërbimit konsullor të ambasadës një zarf në të cilin të jenë futur:
– Një zarf i parapaguar i një prej shërbimeve postare të shpejta si CHRONOPOSTE, DHL, UPS etj,;
– Kopjen e kuponit ose të kuponave (kur janë pasaportat e disa pjesëtarëve të të njëjtës familje) të aplikimit per pasaportë;
– Adresa e saktë dhe numri i telefonit të personit ku do të dërgohet pasaporta;
Theksojmë se me postë mund të dërgohet vetëm pasaporta.
Për tërheqjen e kartave të identitetit aplikuesit duhet të paraqiten personalisht brenda 1 viti nga dita e aplikimit. Pas 1 viti kartat bëhen të pavlefshme.
Faleminderit
foto ©
Burimi:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë
Ambassade de la République d’Albanie en France
Sa më të aftë të bëhemi që ti themi vetes “jo”, aq më shumë rritet ideja jonë e dinjitetit.Abraham Heschel