Cilat pasaporta dhe ID janë gati për tu tërhequr në Bruksel?

Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë ID pranë Ambasadës së RSH në Bruksel deri më 27 gusht, 2026, mund t’i tërheqin:
🗓️ Nga e Hëna deri të Enjten
🕙 Ora 10:00 – 14:00
⚠️ Jashtë këtij orari, nuk ofrohet shërbimi.
Ju lutemi paraqituni vetëm brenda orarit të njoftuar.
📌 Gjatë pushimeve zyrtare shqiptare, Ambasada është e mbyllur.
⸻
📬 TËRHEQJA E PASAPORTËS ME POSTË (DHL)
Nëse dëshironi ta merrni pasaportën me postë, kujdes:
Ky është shërbim privat, i cili paguhet dhe menaxhohet nga vetë qytetari.
Si funksionon:
1️⃣ Prisni konfirmimin nga Ambasada që pasaporta është gati.
2️⃣ Në DHL online, bëni porosinë duke vendosur:
• Dërgues: Ambasada e Shqipërisë në Bruksel
• Marrës: Adresa juaj
3️⃣ Pasi paguani, dërgoni barkodin (foto ose PDF) që ju jep DHL në:
📧 konsullore.brussels@mfa.gov.al
👉 Koston dhe përgjegjësinë për dërgesën e mbani ju.
⸻
💳 KARTA E IDENTITETIT
❌ Nuk dërgohet me postë.
✅ Tërhiqet vetëm në Ambasadë, sepse duhet të vendosni shenjat e gishtave dhe PIN-in unik.
⸻
🙏 Faleminderit

Burimi: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel

 

È chiaro a tutti che il posto dell’Albania è in Europa, per storia, cultura, valori.
Giorgio Napolitano

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.