Të dashur bashkëqytetarë,
Dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendjen tuaj një ndryshim të rëndësishëm në lidhje me pagesën për pajisjen me dokumenta biometrikë, pasaportë dhe/ose kartë ID.
Ambasada Shqiptare në Romë dhe Konsullata Shqiptare në Bari kanë postuar një njoftim ku informojnë qytetarët se pagesa për lëshimin ose rinovimin e një pasaporte apo karte identiteti shqiptare duhet të bëhet ekskluzivisht online përmes e-Kupon që aksesohet nëpërmjet linkut: https://e-kupon.identitek.al/
Kjo procedurë synon të thjeshtojë dhe modernizojë procesin, duke siguruar transparencë dhe komoditet më të madh. Është thelbësore për të gjithë qytetarët që kanë për të aplikuar për dokumenta biometrikë që të jenë të vetëdijshëm për këtë ndryshim me qëllim shmangjen e çdo problematikë ose vonese.
Ne e kuptojmë se për disa, kjo metodë e re pagese mund të ngrejë dyshime ose të kenë nevojë për ndihmë gjatë kryerjes së saj. Për këtë arsye, konsulentët tanë janë në dispozicionin tuaj të plotë për t’ju ofruar detaje të mëtejshme dhe ndihmën e nevojshme për kryerjen me sukses të saj. Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni për çdo sqarim ose ndihmë në lidhje me procesin e pagesës përmes e-Kupon.
Ne jemi këtu për t’ju ardhur në ndihmë në mënyrë që ta bëjmë këtë proces sa më të lehtë për të gjithë.

Risia nuk është as origjinalitet dhe as modernitet.
Robert Bresson
