Rinovimi i patentës shqiptare

Leja e Drejtimit (patenta) rinovohet vetëm pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, thuhet në profilin e Drejtorisë në fjalë në Fb.

Për të rinovuar Lejen e Drejtimit, personi i interesuar paraqitet pranë çdo DRSHTRR-je, pavarësisht vendbanimit, me këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi
    Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e specialistit të aplikimit (Letërnjoftim ID për shtetasit shqiptar. Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e Leje Qëndrimit).
  2. Certifikatë mjekësore (e vlefshme) me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor;
  3. Leja e drejtimit aktuale që zotëron.

Leja e re e Drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, leja e drejtimit tërhiqet për 30 minuta në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK. Në Drejtoritë e tjera Rajonale, kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune. Nëse Lejen e Drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.

Ju mund të gjurmoni lejen tuaj të re të drejtimit për të parë nëse është dërguar te drejtoria rajonale: https://www.dpshtrr.al/sherbime-online/gjurmo-dokumente

Kujdes! Rinovimi nuk kryhet pranë Ambasadës apo Konsullatës në një shtet të huaj jashtë Shqipërisë! Ky shërbim NUK mund të kryhet as nga një person i autorizuar prej jush me prokurë. Ju duhet të paraqiteni personalisht për të bërë rinovimin e lejes së drejtimit.”

E more patentën? Tani paguaj benzinën.

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.