Ju listojme ca shënime që gjejmë në pasaportat e qytetarëve shënuar nga autoritetet e huaja gjatë kontrolleve kufitare.
A – Pa dokument udhëtimi të vlefshëm;
B – Me dokument udhëtimi fallso;
C – Pa vizë të vlefshme ose të një leje qëndrimi të vlefshme;
D – Me vizë ose leje qëndrimi fallso;
E – Pa dokumentacionin e nevojshem që vërteton qëllimin e udhëtimit dhe kushtet e qëndrimit;
F – Ka qëndruar më shumë se 3 muaj në 6 muajt e fundit në territorin e zonës Schengen;
G – Pa mjete të nevojshme jetese në lidhje me periudhën dhe kushtet e qëndrimit, gjithashtu dhe për mjetet e nevojshme për tu kthyer në vendin e origjinës;
H – Është sinjalizuar në regjistrin e shtetit ku po hyn ose në sistemin SIS;
I – Konsiderohet i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike të brendshme.
Normalisht që për informacione të detajuara t’i drejtoheni një profesionisti të imigracionit i cili ju shpjegon me saktësi.
Është ndërgjegjja e kufijve tanë që na pengon t’i tejkalojmë.
Roberto Gervaso