Bonus bebe vetëm për familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri

Programi i bonusit të bebes, i hyrë në fuqi që prej datës 1 janar të vitit 2019, vazhdon të mbështetet edhe gjatë këtij viti nga qeveria shqiptare me një fond prej 2.2 miliardë lekë ose 0.1% e PBB, parashikuar kjo në buxhetin e vitit 2024.

Vlen për t’u theksuar fakti se tashmë nga ky program, nuk përfitojnë më shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ky ndryshim vjen si pasojë e miratimit të Ligjit nr. 79/2023, Për një shtesë dhe ndryshim në Ligjin nr. 57/2019, “Për Asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datën 12.10.2023 dhe ka hyrë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare Nr. 158, Datë. 31/10/2023.

Kështu që, duke filluar nga data 14/11/2023, përfitues të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi i bebes) për foshnjën e porsalindur janë vetëm prindi/prindërit e fëmijës të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i politikës së shpërndarjes së bonusit të bebes është që të mbështesë familjet të cilat jetojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.

Me anë të bonusit të bebes mbështeten familjet shqiptare në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë; në masën 80 000 lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë dhe kështu me radhë të foshnjave të tjera në vijim.

Të gjithë të rriturit dikur kanë qenë fëmijë, por shumë pak prej tyre e mbajnë mend.

Antoine de Saint-Exupery

Lini një Përgjigje

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.